Ish-ambasadori holandez Robert Bosch kritikon Brukselin pas vendimit të Hagës ndaj ish krerëve të UÇK-së
Qëndrimi i Bashkimit Evropian pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka hapur debat edhe në qarqet diplomatike. Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovë, ka kritikuar deklaratën e BE-së, duke vlerësuar se Brukseli mund të kishte qenë më pak lavdërues ndaj Dhomave të Specializuara. Sipas Bosch, ishte e pritshme që Bashkimi Evropian të kërkonte respektimin e vendimit të gjykatës, pasi vetë institucionet e Kosovës e kanë pranuar dhe mbështetur krijimin e saj. Por, sipas ish-diplomatit holandez, kjo nuk e pengonte BE-në që të tregonte më shumë rezervë në vlerësimin e procesit gjyqësor dhe të merrte në konsideratë edhe rrethanat e luftës në Kosovë. Bosch ka ngritur pikëpyetje edhe mbi strukturën komanduese të UÇK-së gjatë luftës. Ai ka argumentuar se NATO-ja...
Burimi:
ntv.al