Ish-ambasadori Bosch: Specialja nuk duhej të ekzistonte, vendimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së skandaloz

Ish-ambasadori Bosch: Specialja nuk duhej të ekzistonte, vendimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së skandaloz

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, e cilësoi “skandaloz” vendimin e Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi. Bosch pohoi për Kosovapress se gjykata dhe prokuroria nuk kanë marrë, sipas tij, parasysh rrethanat e luftës dhe vlerësimet e ekspertëve ndërkombëtarë për strukturën e UÇK-së. Ai argumentoi se mungesa e një strukture të centralizuar e bënte të vështirë që Thaçi dhe të tjerët të akuzoheshin për koordinim. Është e qartë se gjyqtarët dhe prokurorët nuk i kanë dëgjuar ekspertët dhe atë që u tha prej tyre për strukturat e UÇK-së, se në fakt, nuk kishte një strukturë të tillë. Këtë e kanë theksuar zoti Clark, zoti Hill, zoti Rubin dhe të gjithë ekspertët e vërtetë. Edhe unë e...