Isabel Allende, shkrimtarja kiliane që mahniti botën me realizmin e saj magjik

Isabel Allende, shkrimtarja kiliane që mahniti botën me realizmin e saj magjik

Nga Albert Vataj Njohja jonë me të filloi me “Shtëpia e shpirtrave” dhe mbeti shpirtërore atë ditë e sot lidhja me krijimtarinë e bujarshme që ajo endi me fijet e holla të shpirtit të ndjeshëm të një gruaje që luftoi me zemër e me penë. Allendei i përket brezit të autorëve të realizmit magjik. Ajo është një nga autoret e para të suksesshme në Amerikën Latine. Romanet e Allende shpesh bazohen në përvojën e saj personale dhe ngjarjet historike dhe bëjnë homazhe për jetën e grave, ndërsa gërshetojnë elementë të mitit dhe realizmit. Ajo ka ligjëruar dhe ka vizituar shumë kolegje amerikane për të dhënë mësim letërsi. E rrjedhshme në anglisht si gjuhë e dytë, Allende iu dha nënshtetësia e Shteteve të Bashkuara në 1993,...