IRANI ULTIMATUM TRUMPIT: OSE SHPALL FUNDIN E LUFTES, OSE PERBALLJE TE RE USHTARAKE
Irani ka shtuar presionin ndaj administratës së Donald Trump, duke i kërkuar Shteteve të Bashkuara të zgjedhin mes përfundimit të luftës dhe vazhdimit të përballjes ushtarake. Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani ka paraqitur prej dy ditësh një propozim për t’i dhënë fund konfliktit, por deri tani Uashingtoni nuk ka dhënë një përgjigje që të çojë drejt marrëveshjes. “Amerikanët e bënë zgjedhjen e tyre. Tani është koha që Shtëpia e Bardhë të bëjë të vetën”, shkroi Araghchi në platformën X. Sipas kryediplomatit iranian, propozimi mbetet në fuqi dhe përfshin përfundimin e luftës në të gjitha frontet. Nëse administrata Trump pranon kushtet, Teherani shprehet i gatshëm të ecë drejt një zgjidhjeje. Por Araghchi ka paralajmëruar edhe pasojat e një refuzimi amerikan....
Burimi:
ntv.al