Irani paralajmëron SHBA-në: Epoka e përgjigjeve proporcionale ka marrë fund

Irani paralajmëron SHBA-në: Epoka e përgjigjeve proporcionale ka marrë fund

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Galibaf, ka paralajmëruar se Irani do t’u përgjigjet më fuqishëm çdo sulmi të mëtejshëm ndaj interesave dhe sigurisë së tij, duke thënë se epoka e “përgjigjeve proporcionale” ka marrë fund. Duke folur gjatë një seance të hapur parlamentare më 6 shtator, Galibaf tha: “Çdo agresion ndaj interesave dhe sigurisë së Iranit do të marrë një përgjigje më të shpejtë, më të fuqishme dhe më të dhimbshme”. Qalibaf foli një ditë pasi ushtria amerikane tha se kishte goditur dhe shkatërruar tri cisterna iraniane të naftës pranë ishujve Harg dhe Jask, si dhe në Gjirin e Omanit. Komanda Qendrore e ushtrisë së SHBA-së (CENTCOM) tha se sulmet erdhën si përgjigje ndaj sulmeve me raketa balistike të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC)...