Irani paralajmëron bllokimin e të gjithë Gjirit Persik: Do i përgjigjemi luftës ekonomike të SHBA-ve!
Irani ka lëshuar një tjetër kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar për zgjerimin e masave detare në Gjirin Persik dhe rritjen e presionit rreth Ngushticës së Hormuzit. Deklarata vjen në një moment kur tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit janë përshkallëzuar ndjeshëm. Mohsen Rezaei, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, deklaroi në një postim në X se Teherani po përgatitet të vendosë një “zonë përjashtimi” në Gjirin Persik, si kundërpërgjigje ndaj asaj që ai e cilësoi si “luftë ekonomike” të SHBA-së. “Luftës ekonomike do t’i përgjigjemi me një zonë bllokade detare në Gjirin Persik, deri në perimetrin e bllokadës”, shkroi Rezaei, duke lënë të hapur mundësinë e zgjerimit të masave kufizuese ndaj lëvizjes detare në këtë zonë strategjike. Zyrtari i lartë iranian...
Burimi:
javanews.al