Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë Shteteve të Bashkuara, duke kërkuar që Uashingtoni të vendosë nëse dëshiron t’i japë fund luftës apo të vazhdojë përballjen ushtarake. Në një reagim të publikuar në platformën X, Araghchi deklaroi se tashmë është radha e Shtëpisë së Bardhë të bëjë zgjedhjen e saj. “Amerikanët e bënë zgjedhjen e tyre. Tani është koha që Shtëpia e Bardhë të bëjë të vetën”, shkroi kryediplomati iranian. Ai bëri të ditur se propozimi i Iranit, i paraqitur prej dy ditësh, mbetet në fuqi. Sipas tij, nëse SHBA-ja pranon kushtet e kërkuara, përfshirë përfundimin e luftës në të gjitha frontet, mund të ketë rezultate konkrete. Në të kundërt, Araghchi paralajmëroi se Uashingtoni mund të zgjedhë...