Irani dhe Rusia bashkojnë forcat për një raketë supersonike, synohet goditja e objektivave amerikane
Irani po bashkëpunon me Rusinë për zhvillimin e një rakete të re lundruese supersonike, me synimin për të forcuar më tej kapacitetet e tij ushtarake. Sipas një hetimi të “Financial Times”, projekti mban emrin C430L dhe lidhet me zhvillimin e një rakete shumë të shpejtë dhe të manovrueshme, e cila mund të përdoret kundër aeroplanmbajtëseve dhe objektivave të rëndësishëm ushtarakë. Projekti ka nisur të marrë formë në vitin 2023, kur Teherani dhe Moska nisën bashkëpunimin teknik. Inxhinierët iranianë kanë studiuar teknologjinë e motorëve ramjet dhe më pas kanë kërkuar ndihmën e specialistëve rusë për zhvillimin e sistemit. Sipas raportimit, në projekt janë përfshirë kompania ruse Rosoboronexport dhe prodhuesi i armëve Mashinostrenya, i cili është nën sanksione amerikane. Bashkëpunimi ka përfshirë shkëmbim të dhënash, analiza dhe...
Burimi:
javanews.al