Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji në mbështetje të Marshit për Liri më 12 shtator

Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji në mbështetje të Marshit për Liri më 12 shtator

Përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër” kanë zhvilluar takim me Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, në kuadër të takimeve dhe aktiviteteve para Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë. Gjatë takimit është diskutuar për organizimin e marshit, rëndësinë e tij dhe mesazhin e solidaritetit me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, si dhe me familjet e tyre, thuhet në komunikatën e “Liria ka emër”, transmeton KosovaPress. Përfaqësuesit e “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, e kanë njoftuar Ipeshkvin Gjergji me mobilizimin qytetar dhe aktivitetet që po zhvillohen në mbarë Kosovën në prag të 12 shtatorit. Imzot Dodë Gjergji ka shprehur mbështetjen e tij për Marshin për Liri, duke vlerësuar rëndësinë...