Investim 118 milionë euro për Durrësin! BE dhe Franca financojnë rehabilitimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura, firmoset marrëveshja

Investim 118 milionë euro për Durrësin! BE dhe Franca financojnë rehabilitimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura, firmoset marrëveshja

Ministria e Financave dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) kanë nënshkruar marrëveshjen për financimin e rehabilitimit të rrjetit të kanalizimeve dhe përmirësimin e trajtimit të ujërave të ndotura në qytetin e Durrësit. Programi ka një vlerë totale prej rreth 118.2 milionë euro, ku rreth 85 milionë euro janë grant nga Bashkimi Evropian, ndërsa 33.4 milionë euro financohen përmes një huaje të AFD-së. Marrëveshja u firmos nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, dhe Drejtori i Përgjithshëm i AFD Group, Christophe Lecourtier. Projekti synon të përmirësojë sistemin e kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura në Durrës, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve publike dhe në reduktimin e ndotjes përgjatë bregdetit të Adriatikut. Sipas drejtuesit të AFD Group, projekti...