Interneti, po shërben si platforma kryesore e përhapjes së gjuhës së barbarisë!

Interneti, po shërben si platforma kryesore e përhapjes së gjuhës së barbarisë!

Benjamini kishte të drejtëNga Blerim LatifiNjerëzit që shajnë, ofendojnë, kërcënojnë e bëjnë thirrje linçuese kanë ekzistuar gjithmonë. Qysh se njerëzimi ka filluar t’i shkruaj analet e tij. Në kohë të ndryshme mendimtarët janë munduar të bëjnë definimin e tyre. Dikush i ka quajtur “barbarë”, dikush “primitivë”, dikush “të pakulturuar e të paedukuar”. Dikush ka shkuar edhe më larg dhe i ka quajtur “llum social”.Të tjerë janë munduar edhe t’i japin zgjidhje problemit të gjuhës dhe mllefit të këtij “llumi social”.Platoni mendonte se zgjidhja ishte që këtij llumi t’i mbylleshin të gjitha rrugët e depërtimit në nivelet e vendimmarrjes politike.Iluministët modernë mendonin se me arsimimin racional të të gjithë shoqërisë, edhe problemi i “llumit social” do të zgjidhej vetvetiu.Të dy zgjidhjet kanë dështuar.Zgjidhja platonike ka dështuar...