Inter përdor ndryshimet e fundit të rregullores dhe rinovon me yllin e skuadrës deri në vitin 2032
6 Shtator 2026 19:11 Telesport Francesco Pio Esposito dhe Inter kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën deri në vitin 2032. Rregullat italiane më parë i kishin kufizuar kontratat deri në pesë vite maksimumi, por ndryshimet e fundit lejojnë edhe gjashtë sezone/vite, dhe ky është një nga shembujt e parë që do përdoret në Serie A, tani e tutje. Esposito festoi ditëlindjen e tij të 21-të në qershor dhe deri tani ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë tetë asiste në 53 ndeshje zyrtare me fanellën e Interit. Kontrata e re do ta përmirësojë pagën e tij në 2.7 milionë euro neto për sezon, krahasuar me 1.85 milionë euro që fitonte më parë. “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për...
Burimi:
telesport.al