Inter-Napoli sipas Chivu: Nuk luajnë trajnerët, por skuadrat. Allegri është fitues, ke ç’të mësosh prej tij

Inter-Napoli sipas Chivu: Nuk luajnë trajnerët, por skuadrat. Allegri është fitues, ke ç’të mësosh prej tij

Në prag të sfidës Inter–Napoli, Cristian Chivu foli për skuadrën dhe Massimiliano Allegrin: “Unë jam një nga ata që e vlerësojnë dhe e respektojnë Allegrin. Është një fitues, ka shumë përvojë dhe ka gjithçka që ne të rinjtë duam të mësojmë. Sezonin e kaluar nuk fituam ndaj tij, por e pranuam dhe vazhduam përpara duke ndjekur objektivin tonë. Disa ndeshje mund të humben, por ne e arritëm objektivin. Nuk luajnë trajnerët, por skuadrat”. Për sfidën me Napolin: “Duam të jemi konkurrues dhe të tregojmë se identiteti ynë është i duhuri”. Për përballjen e sezonit të kaluar në Napoli: “I kuptuam gabimet tona dhe i korrigjuam. Kishim zhvilluar një pjesë të parë të mrekullueshme, por më pas u fikëm për një episod. Megjithatë reaguam”. Chivu theksoi...