Inter i prish planet Atletico-s, zikaltrit zgjedhin një argjentinas për portën
17 Tetor 2026 21:22 Telesport Problemi më i madh që ka pasur Inter këtë sezon deri tani është numri i madh i golave që ka pësuar dhe përgjegjesia kryesore bie mbi portierin Josep Martinez. Spanjolli në sezonin e tij të parë si titulalr me fanellën e Interit, pasi gjithmonë ka qenë numri dy, nuk po bind aspak. Në këtë situatë, drejtuesit e Interit e shohin zgjidhjen te ndërhyrja në merkato. Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit zikaltër kanë piketuar portierin e River Plate. Vlera e Santiago Beltran është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Ai ka siguruar vendin e titullarit te River Plate dhe, qershorin e kaluar, debutoi me kombëtaren argjentinase, duke u konsideruar si portieri për ciklin e ardhshëm të “Albiceleste”-s, ndoshta si...
Burimi:
telesport.al