Inter i bën gropën vetes në Madrid, Mourinho e nis me këmbë të mbarë në Champions League (video)

Inter i bën gropën vetes në Madrid, Mourinho e nis me këmbë të mbarë në Champions League (video)

Real Madrid ka mposhtur Interin 2-1 në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Champions League. Në minutën e 14-të, pas një topi të humbur nga Curtis Jones dhe një mungesë vëmendjeje e Yann Bisseck, ishte Kylian Mbappe që dërgoi topin në portën e Josep Martinez, pas pasimit të Brahim Diaz. Një minutë më pas, Lautaro Martinez, pengohet në zonë, goditje dënimi për Interin. Godet Hakan Calhanolgu, super pritje nga Thibaut Courtois. Në minutën e 23-të, Benjamin Pavard kthen topin te Josep Martinez, ky i fundit humb kontrollin e topit dhe aty përfiton Federico Valverde, i cili e dërgon në rrjetë dhe i jep avantazhin e dyfishtë madrilenëve. Në minutën e 36-të, Curtis Jones i afrohet golit, por goditja e anglezit...