Inteligjenca artificiale po ndihmon policinë të zbulojë veprat e vjedhura të artit

Inteligjenca artificiale po ndihmon policinë të zbulojë veprat e vjedhura të artit

Vjedhjet e veprave të artit mbeten një problem global, ndërsa autoritetet policore po përballen me vështirësi në gjurmimin dhe rikuperimin e tyre. Megjithatë, inteligjenca artificiale po ofron një mundësi të re në këtë luftë, duke identifikuar edhe detaje pothuajse të padukshme për syrin e njeriut. Një shembull i tillë vjen nga Italia, ku një sistem i posaçëm i inteligjencës artificiale ndihmoi policinë të zbulonte një pikturë të vjedhur, e cila ishte ndryshuar qëllimisht për të fshehur identitetin e saj. Ngjarja ndodhi në tetor të vitit 2024, gjatë panairit vjetor të antikuareve në Parma. Oficerët e njësisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore fotografuan veprat e ekspozuara nëpër stenda dhe më pas i ngarkuan imazhet në një databazë të posaçme. Vetëm disa orë më vonë, sistemi sinjalizoi...