Inteligjenca artificiale dhe autorësia në epokën e imitimit digjital
Në rrjetet sociale, një lëvizje kërcimi mund të përhapet në pak orë, të përsëritet nga mijëra përdorues dhe të shndërrohet në fenomen viral. Por çfarë ndodh kur një krijim artistik riprodhohet nga një personazh i gjeneruar me inteligjencë artificiale, ndërsa autori i tij mbetet pa emër dhe pa njohjen që i takon? Kjo çështje qëndron në qendër të debatit të ngritur nga personazhi virtual Jean Philanthrope, i cili fitoi popullaritet të shpejtë në Instagram, duke mbledhur mbi 200 mijë ndjekës dhe miliona shikime. Me pamjen e një njeriu pothuajse të vërtetë, por me një model flokësh që të kujton personazhin Lord Farquaad nga filmi i animuar “Shrek”, ai u shfaq në rrjet pa u bërë e qartë se kush qëndron pas krijimit të tij. Personazhi...
Burimi:
kultplus.com