Integrimi para anëtarësimit, Marta Kos tregon dy kushtet që duhet të plotësojnë vendet kandidate

Integrimi para anëtarësimit, Marta Kos tregon dy kushtet që duhet të plotësojnë vendet kandidate

Marta Kos STRASBURG- Komisionerja europiane për zgjerimin Marta Kos ka shpjeguar qasjen e re të Bashkimit Europian për integrimin gradual të vendeve kandidate, një proces që synon t’i afrojë ato me struktura dhe sektorë të caktuar të BE-së edhe përpara anëtarësimit të plotë. Sipas Kos kjo qasje nuk duhet të shihet si një alternativë ndaj anëtarësimit, por si një mënyrë për ta përshpejtuar atë dhe për të lidhur procesin e zgjerimit me nevojën për stabilitet në Europë. “Ne duam të jemi shumë më ambiciozë për t'i integruar vendet kandidate në pjesë të caktuara të Bashkimit Europian edhe përpara anëtarësimit të plotë. Integrimi gradual nuk është zëvendësim i anëtarësimit të plotë. Ai është një përshpejtues i procesit të zgjerimit, një urë mes nevojës gjeopolitike për të stabilizuar...