Integrimi/ BE shqyrton sot tre kapitujt e tjerë të negociatave me Shqipërinë, ja cilët janë!

Integrimi/ BE shqyrton sot tre kapitujt e tjerë të negociatave me Shqipërinë, ja cilët janë!

Shqipëria do të jetë në axhendën e diskutimeve të Bashkimit Evropian këtë të premte, më 13 nëntor 2026, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim. Në Bruksel do të zhvillohet një mbledhje e Grupit të Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë Anëtarësimin në BE, ku do të shqyrtohen disa prej kapitujve të negociatave për Shqipërinë dhe Malin e Zi. Sipas njoftimit zyrtar të Këshillit të Bashkimit Evropian, takimi mbahet në orën 10:00, në ndërtesën Justus Lipsius në Bruksel. Për Shqipërinë, në rendin e ditës janë përfshirë diskutimet mbi qëndrimet e përbashkëta të BE-së për tre kapituj të rëndësishëm të negociatave. Konkretisht, do të shqyrtohet Kapitulli 7, që lidhet me të drejtën e pronësisë intelektuale, Kapitulli 6 për të drejtën e shoqërive tregtare, si...