Institucionet në flakë/ Begaj thirrje studentëve: Zyra ime është e hapur…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas përshkallëzimit të tensioneve gjatë protestës studentore në Tiranë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje. Përmes një reagimi në Facebook, kreu i shtetit ka theksuar se e drejta për protestë paqësore është një nga themelet e demokracisë dhe se shteti ka detyrimin ta garantojë atë. Në të njëjtën kohë, Begaj ka dënuar përdorimin e dhunës si mjet për të shprehur pakënaqësinë, duke nënvizuar se edhe veprimet e policisë duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe parimin e proporcionalitetit. “Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje. E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë...
Burimi:
ntv.al