INSTAT: 9,4 milionë të huaj hynë në Shqipëri në 8 muaj, rritje me 5,3%

INSTAT: 9,4 milionë të huaj hynë në Shqipëri në 8 muaj, rritje me 5,3%

Shqipëria ka regjistruar mbi 9,4 milionë hyrje të shtetasve të huaj në tetë muajt e parë të vitit 2026, duke ruajtur një ecuri pozitive të flukseve turistike krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT, nga janari deri në gusht në territorin shqiptar janë regjistruar 9 443 700 hyrje të shtetasve të huaj, nga 8 969 002 në tetëmujorin e vitit 2025. Rritja vjetore është 5,3%, ose rreth 475 mijë hyrje më shumë. Në gusht 2026 u regjistruan 2 429 532 hyrje të shtetasve të huaj nga 2 381 864 hyrje që ishin në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje me 2%. Ndërkohë në total, gjatë gushtit u regjistruan 3 459 588 hyrje të...