Inspektim në Kalanë e Kaninës, konstatohet gjendja e strukturave historike

Inspektim në Kalanë e Kaninës, konstatohet gjendja e strukturave historike

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore kreu inspektime në terren, në Kalanë e Kaninës, me qëllim evidentimin e gjendjes aktuale të monumentit dhe vlerësimin e ndërhyrjeve të realizuara deri më tani. Specialistët e IKTK-së konstatuan gjendjen e strukturave historike, duke u kushtuar vëmendje ruajtjes së vlerave arkitektonike dhe autenticitetit të monumentit. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se, monitorimi në terren mbetet një proces i rëndësishëm për ndjekjen e gjendjes së monumenteve dhe garantimin e mbrojtjes së trashëgimisë sonë kulturore. Kalaja e Kaninës është një monument i rëndësishëm historik dhe kulturor që ndodhet rreth 6 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në fshatin Kaninë. Fortifikimi daton që nga periudha ilire (shek. IV para Krishtit) dhe është rindërtuar nga romakët, bizantinët dhe osmanët....