“Infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt”- SHBA investon mbi 40 milionë USD për sigurinë kibernetike në Shqipëri, ambasadori Wendt e konfirmon

“Infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt”- SHBA investon mbi 40 milionë USD për sigurinë kibernetike në Shqipëri, ambasadori Wendt e konfirmon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen kibernetike të Shqipërisë ndaj kërcënimeve të sponsorizuara nga qeveri të huaja. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një njoftimi ku theksohet bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë digjitale. Gjatë Konferencës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë, ambasadori amerikan Eric Wendt vuri në dukje përparimin e vendit në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale dhe trajnimin e ekspertëve të rinj përmes partneritetit me Shtetet e Bashkuara. Në këtë kuadër, ambasada veçoi edhe programe të përbashkëta si CyberNext, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve dhe ekspertizës në fushën e sigurisë kibernetike. “Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt për...