Influenceri bëhet “shoshë” nga plumbat, “Sheiku i Basteve” vritet në një palestër në Brazil (video)

Influenceri bëhet “shoshë” nga plumbat, “Sheiku i Basteve” vritet në një palestër në Brazil (video)

Influenceri Evandro Luiz Prudente, i njohur në mediat sociale si “Sheiku i Basteve” për shkak të përfshirjes së tij në bastet sportive, u vra brutalisht brenda një palestre në Brazil. Pamjet e kamerave të sigurisë nga palestra në Sao Paulo tregojnë 33-vjeçarin, me origjinë nga Porto Alegre, të ulur në sallën e pritjes. Në një moment, një burrë i veshur me rroba të zeza dhe doreza hyn në palestër dhe e qëllon Purdenten disa herë nga afër me një pistoletë Sipas mediave lokale, policia ka gjetur gjithsej 16 gëzhoja nga vendi i ngjarjes, duke treguar brutalitetin e ekzekutimit. Përveç aktivitetit të tij në mediat sociale, 33-vjeçari që u vra ishte i përfshirë edhe në shitjen e automjeteve në internet, ndërsa policia po heton edhe mundësinë...