Infantino “flaket në rrugë”/ Franca tërheq zyrtarisht mbështetjen për presidentin e FIFA-s
Federata Franceze e Futbollit ka tërhequr zyrtarisht mbështetjen për Gianni Infantinon përpara zgjedhjeve presidenciale të FIFA-s, që do të zhvillohen më 18 mars 2027 në Rabat të Marokut. Vendimi i Francës vjen pas një serie zhvillimesh që, sipas FFF-së, kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me qeverisjen e FIFA-s dhe drejtimin e institucionit nga Infantino. Në një deklaratë zyrtare, Federata Franceze thekson se disa ngjarje të lidhura drejtpërdrejt me qeverisjen e FIFA-s dhe presidentin e saj kanë dalë në pah pas mbështetjes që i ishte dhënë Infantinos më 29 qershor. Sipas FFF-së, këto zhvillime janë “në kundërshtim të plotë me parimet thelbësore të qeverisjes së mirë dhe vlerat e futbollit”. Një nga çështjet që ka shkaktuar reagime të forta lidhet me planin për shitjen e të...
Burimi:
ntv.al