“Industri ushtarake e rëndësishme”- Rama ndan pamjet nga kantieri “Guna”: Synohet punësimi i mbi 1000 personave, prodhime taktike dhe për aleatët e NATO-s

“Industri ushtarake e rëndësishme”- Rama ndan pamjet nga kantieri “Guna”: Synohet punësimi i mbi 1000 personave, prodhime taktike dhe për aleatët e NATO-s

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot (31 gusht) pamje nga kantieri i punës në kompaninë “Guna Tactical”, një nga investimet më të rëndësishme të partneritetit publik-privat në industrinë e mbrojtjes në Shqipëri. Zhvillimi i këtij sektori është kthyer në një ndër prioritetet kyçe të qeverisë shqiptare, me fokus te rritja e kapaciteteve prodhuese, modernizimi i teknologjisë dhe zgjerimi i bashkëpunimit me partnerë vendas e ndërkombëtarë. Në këtë kuadër, “Guna Tactical” është krijuar si një ndërmarrje e përbashkët (joint venture) mes shoqërisë shtetërore KAYO dhe kompanisë private MSSC. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se punimet po vijojnë pa ndërprerje për funksionalizimin e plotë të këtij investimi, i cili parashikohet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë socio-ekonomik. “Vijon pa ndërprerje...