INDIA BLINDON KRYEQYTETIN! PROTESTA PËR ZGJEDHJET, 45 STACIONE METROJE ME HYRJE TË MBYLLURA

INDIA BLINDON KRYEQYTETIN! PROTESTA PËR ZGJEDHJET, 45 STACIONE METROJE ME HYRJE TË MBYLLURA

Kryeqyteti i Indisë është vendosur nën masa të jashtëzakonshme sigurie, ndërsa vendi përballet me një valë protestash kundër drejtuesit të Komisionit Zgjedhor. Mijëra forca policore dhe paramilitare janë mobilizuar në Nju Delhi, përpara një demonstrate të madhe të paralajmëruar për këtë të shtunë, 10 tetor. Por përmasat e masave të sigurisë kanë shkaktuar shqetësime të reja. Autoritetet kanë kufizuar hyrjet dhe daljet në 45 stacione metroje, ndërsa 245 trena janë anuluar. Në një pjesë të qendrës së kryeqytetit është urdhëruar edhe ndërprerja e përkohshme e internetit celular. Rrugë të rëndësishme janë bllokuar, ndërsa policia ka vendosur pika kontrolli për të kufizuar hyrjen e demonstruesve në zonën e protestës. Por çfarë po ndodh në demokracinë më të madhe të botës? Në qendër të konfliktit është një...