Incidenti pranë bazës RAF Fairford, arrestohen 5 persona pas zbulimit të tre automjeteve të dyshimta, evakuohen 85 familje

Incidenti pranë bazës RAF Fairford, arrestohen 5 persona pas zbulimit të tre automjeteve të dyshimta, evakuohen 85 familje

Policia britanike ka arrestuar pesë persona të dyshuar për vepra të rënda penale me eksplozivë, pas një “incidenti të madh” pranë një baze të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF), ku banorët vendas u evakuuan nga shtëpitë e tyre. “Një numër pronash po evakuohen aktualisht në zonën e Whelford pas shpalljes së një incidenti të madh”, tha Policia e Gloucestershire në një deklaratë të dielën në mëngjes, duke shtuar se një ekip specialist i ushtrisë për asgjësimin e municioneve shpërthyese po shqyrtonte disa automjete. “Një kordon është vendosur aktualisht, por ne dëshirojmë t’i sigurojmë njerëzit se besojmë se ky incident është nën kontroll. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë dhe po zbatojmë planet e mirëpërgatitura që kemi në vend”, shtoi policia. Në një përditësim të mëvonshëm...