Incidentet pas Elbasani–Vllaznia, Shoqata e Arbitrave: Asgjë nuk e justifikon dhunën
Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit” (BASHF) ka reaguar pas incidenteve të raportuara në përfundim të ndeshjes Elbasani–Vllaznia, duke dënuar aktet e dhunës dhe presionit ndaj trupës së arbitrimit. Reagimi i BASHF vjen pas raportimeve për një incident në ambientet e dhomave të zhveshjes, ku arbitri anësor Ergys Spahiu dyshohet se është dhunuar nga presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi. Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, Shoqata e Arbitrave thekson se asnjë vendim i gjyqtarit, pavarësisht nëse konsiderohet i drejtë apo i gabuar, nuk mund të justifikojë dhunën, kërcënimet apo presionin ndaj zyrtarëve të ndeshjes. “Asnjë vendim i arbitrit, i drejtë apo i gabuar, nuk mund të justifikojë dhunën, kërcënimet apo presionin ndaj zyrtarëve të ndeshjes”, thuhet në reagimin e BASHF. Shoqata ka...
Burimi:
javanews.al