Imre Kertész, shkrimtari nobelist që e shndërroi përvojën e Holokaustit në një dëshmi të fuqishme letrare
Imre Kertész, shkrimtari hungarez që e shndërroi përvojën e Holokaustit në një nga dëshmitë më të fuqishme letrare të shekullit XX, mbetet një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë evropiane bashkëkohore. Përmes veprës së tij, ai eksploroi raportin mes individit dhe historisë, lirisë dhe shtypjes, kujtesës dhe mbijetesës, duke e vendosur përvojën njerëzore përballë mekanizmave të dhunës dhe arbitraritetit historik. Në vitin 2002, Kertész u bë shkrimtari i parë hungarez që fitoi Çmimin Nobel për Letërsi, me motivacionin për krijimtarinë që mbron përvojën e brishtë të individit përballë barbarisë arbitrare të historisë, transmeton KultPlus. Imre Kertész lindi më 9 nëntor 1929 në Budapest, në një familje hebraike. Fëmijëria dhe rinia e tij u ndërprenë tragjikisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur në vitin 1944,...
Burimi:
kultplus.com