Ilirjan Zhupa nderohet në Itali me çmimin ndërkombëtar “Një jetë për kulturën”
4 September, 2026 - 18:00 Poeti shqiptar Ilirjan Zhupa është nderuar në Reggio Calabria të Italisë me çmimin letrar ndërkombëtar “Rhegium Julii – Una vita per la cultura”, në kuadër të edicionit të 58-të të veprimtarisë. Ceremonia u zhvillua më 31 gusht, ndërsa çmimi, që mban emrin e themeluesit Giuseppe Casile, iu akordua Zhupës për veprimtarinë e tij si poet, eseist, gazetar dhe diplomat. Krahas Zhupës, me këtë vlerësim u nderua edhe poeti uruguajano-spanjoll Julio Cesare Pavanetti Gutierrez. Çmimi iu dorëzua nga presidenti i Rhegium Julii, Giuseppe Bova, në praninë e përfaqësuesve të autoriteteve vendore dhe të botës së kulturës. Ceremonia u shoqërua me lexime poetike në gjuhën italiane dhe shqipe. Gjatë aktivitetit u theksuan edhe lidhjet e hershme kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë, me...
Burimi:
kultplus.com