Ilir Proda del nga SPAK, u mor në pyetje pas kontrollit në banesë (VIDEO)
ilir proda TIRANË- Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), pak orë pas kontrollit të banesës së tij. Kontrolli në banesën e Prodës është kryer rreth orës 06:40 të mëngjesit, ndërsa pas këtij veprimi ai është thirrur në SPAK për të dhënë deklarime. Proda është marrë në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme dhe pas përfundimit të deklarimeve, ka lënë ambientet e SPAK./ZËRI
Burimi:
zeri.ai