Ilir Meta në izolim ekstrem/ Xhixho nuk të fal, akuzon Edi Ramën: Pas platformave “moderne” fshihet dështimi

Ilir Meta në izolim ekstrem/ Xhixho nuk të fal, akuzon Edi Ramën: Pas platformave “moderne” fshihet dështimi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po rikthen platformat e komunikimit me qytetarët si një mekanizëm elektoral, pas 14 vitesh në pushtet. Xhixho tha se problemet e shqiptarëve nuk zgjidhen me platforma dhe deklarata, por me funksionimin real të administratës. Sipas saj, rikthimi i nismave si “Pasqyra” dhe takimet me qytetarët përmes programit “Besa” janë dëshmi se administrata nuk ka funksionuar siç pretendohet nga qeveria. Xhixho e akuzoi Ramën se është më shumë i fokusuar te “algoritmi, imazhi dhe performanca” sesa te zgjidhja e problemeve të qytetarëve. Ajo e cilësoi qeverisjen si të dështuar dhe deklaroi se Shqipëria është kthyer, sipas saj, në një “narko-shtet”, duke akuzuar qeverinë për lidhje mes politikës dhe krimit të organizuar. Deputetja kritikoi...