Ilir Meta mbetet në burg, gjykata i rrëzon sërish kërkesën për liri

Ilir Meta mbetet në burg, gjykata i rrëzon sërish kërkesën për liri

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë. Ish-presidenti dhe ish-kreu i Partisë së Lirisë do të vijojë të qëndrojë në qeli. Meta kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por kërkesa e tij nuk është pranuar nga gjykata. Me vendimin e fundit, masa e sigurisë ndaj Ilir Metës mbetet në fuqi, duke bërë që ai të vijojë qëndrimin në qeli.