Ilir Meta del nga kafazi/ Apeli pranon kërkesën e ish-presidentit

Ilir Meta del nga kafazi/ Apeli pranon kërkesën e ish-presidentit

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e Ilir Metës për të mos qëndruar më në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore. Sipas vendimit të shpallur sot, Meta do të marrë pjesë në procesin gjyqësor duke qëndruar në sallë pranë avokatit të tij. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese me gjyqtare Saida Dollani. Ndërkohë, një tjetër kërkesë e Ilir Metës pritet të shqyrtohet në orën 15:30. Bëhet fjalë për kërkesën që lidhet me masën e sigurisë ndaj tij. Vendimi për këtë kërkesë pritet të përcaktojë nëse do të ketë ndryshim të masës së sigurisë, ndërsa procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit vijon.