Ilir Kulla: Bilanci i protestave është i tmerrshëm, nëse vazhdohet me këtë ritëm rrezikojmë luftë civile
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, gjatë një interviste ka bërë një analizë të situatës së krijuar nga protestat, duke paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë vijimi i tensioneve. Kulla e cilësoi bilancin e ditëve të para si tepër negativ, ndërsa theksoi se situata ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Sipas tij, dëmet në infrastrukturë, objektet e djegura dhe klima e konfliktit kanë krijuar një atmosferë pasigurie dhe paniku. Ai paralajmëroi se, nëse protestat dhe përplasjet vazhdojnë me të njëjtin intensitet për disa muaj, vendi mund të përballet me një situatë të ngjashme me luftën civile. Eksperti kritikoi gjithashtu mënyrën se si autoritetet e menaxhuan protestën fillestare, duke argumentuar se përdorimi i Forcave Speciale ndikoi në zgjerimin e saj, në vend që të sillte...
Burimi:
ntv.al