Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i shoqëruar nga një efektiv policie. Mësohet se seanca është shtyrë më 21 nëntor, pasi i pranishëm në seancë nuk ka qenë asnjë nga dy avokatët e zotit Beqaj.