Ikën Altin Jani, emërohet drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë
Ermal Jauri është emëruar drejtori i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar. Ai zëvendëson Altin Janin, i cili u lirua nga kjo detyrë me vendim të zv/kryeministres Albana Koçiu. Jani mbante këtë post që nga viti 2024, dhe u bë pjesë e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar në vitin 2012. Njoftimi i plotë: PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË SIGURISË SË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 67, dhe të nenit 66, të ligjit nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Altin Jani, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar...
Burimi:
gijotina.com