Ibrahimaj: Pasqyra e Çmimeve”, gati në tetor me 160 produkte

Ibrahimaj: Pasqyra e Çmimeve”, gati në tetor me 160 produkte

Platforma “Pasqyra e Çmimeve” pritet të jetë online brenda 10-ditëshit të parë të tetorit dhe në fazën e parë do të përfshijë 160 produkte. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj,  tha se po rakordohet me rrjetet kryesore të marketeve lista përfundimtare e produkteve që do të përfshihen në platformë. Sipas Ibrahimajt, lista do të përbëhet nga produktet kryesore të shportës, ushqimet dhe mallrat që përdoren më së shumti nga familjet shqiptare. “Sa i përket Pasqyrës, është një nismë e re që kemi ndërmarrë. Ne jemi duke punuar për të ndërtuar platformën, e cila është në fazat përfundimtare të përgatitjes. Ne presim që në 10-ditëshin e parë të tetorit platforma të jetë live me një numër prej 160 produktesh. Jemi duke rakorduar me marketet kryesore listën finale...