Ibrahimaj: 7 mijë apartamente për shtresat në nevojë. Subvencionim qiraje për 3 mijë banesa

Ibrahimaj: 7 mijë apartamente për shtresat në nevojë. Subvencionim qiraje për 3 mijë banesa

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi se do të krijohet një fond kombëtar për strehimin. Pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj u shpreh se do të ndërtohen 7 mijë apartamente për shtresat në nevojë dhe familjet e reja. Gjithashtu, ajo shtoi se do të subvencionohet qiraja për 3 mijë apartamente. “Kemi pasur disa ndërhyrje ndër vite. Kemi bërë subvencionimin e qirave, kemi dhënë kredi të buta dhe kemi përmirësuar kushtet për banesa. Para disa javësh shpallëm 300 kredi të buta për administratën publike, ndërsa dje shpallëm programin e ri të strehimit. Qeveria dhe bashkitë bashkëfinancojnë programet. Dje prezantuam reformën e re, e cila do t’u dedikohet edhe familjeve të reja. Do të jenë 7 mijë apartamente që do të vihen në dispozicion. 2 mijë...