IAEA i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB për shkeljet e Iranit

IAEA i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB për shkeljet e Iranit

Bordi i Guvernatorëve i mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara votoi më 9 shtator për ta dërguar Iranin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkelje të detyrimeve të tij në kuadër të mospërhapjes së armëve bërthamore. Kjo është hera e parë në 20 vjet që merret një vendim i tillë. Bordi prej 35 vendesh i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA) e miratoi rezolutën me 23 vota për, tre kundër dhe tetë abstenime. Rusia, Kina dhe Nigeri votuan kundër. Rezoluta, e paraqitur nga Britania, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, shprehu “shqetësim të thellë” për mospërputhjen e vazhdueshme të Iranit dhe i bëri thirrje Teheranit të bashkëpunojë me IAEA-n dhe të angazhohet në bisedime që synojnë të dëshmojnë natyrën paqësore të programit të tij...