I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Një 29-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë, pasi dyshohet se ka shkaktuar një zjarr në fshatin Kryekuq, i cili rrezikonte të përhapej drejt pyllit të Parkut Kombëtar të Divjakës. Ngjarja u regjistrua sot, rreth orës 13:25, kur shërbimet e Policisë morën njoftim për një vatër zjarri në këtë zonë. Si pasojë e zjarrit, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe shkurre. Pranë vatrës së zjarrit, Policia kapi shtetasin me inicialet A. M., 29 vjeç, banues në Divjakë, i cili dyshohet si autor i zjarrvënies. I riu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.