I vunë zjarrin makinës së 50-vjeçares në Vlorë, pranga porositësit dhe autorit (EMRAT)
pamje nga ngjarja VLORË-Policia ka zbardhur dhe arrestuar autorët e ngjarjes së 22 shtatorit në Vlorë, ku automjeti në pronësi të Silvana Nikaj u shkrumbua nga zjarri. Pas mesnatës së 21 shtatorit, Taulant Kalaj me porosi të Roland Kadriaj i vuri zjarrin makinës së 50-vjeçares. Fillimisht djegia u raportua si aksidentale për shkak të një defekti teknik në motorin e automjetit, por hetimet nxorën në dritë se makina ishte djegur qëllimisht. Policia ka ndarë pamjet ku 36-vjeçari shihet teksa afrohet qetësisht pranë automjetit të Silvana Nikaj dhe i vendos zjarrin. Taulant Kalaj dhe Roland Kadriaj akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni i koduar “Order”, zbardhet djegia e një automjeti, një muaj më parë, e dyshuar fillimisht si...
Burimi:
zeri.ai