“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë
Ky është relacioni i përcjellë Ministrisë së Drejtësisë, të cilës i kërkohet të ndërhyjë për të ndryshuar ligjin e vettingut, duke u dhënë kompetenca trupave të mos i ndërpresin verifikimet ndaj zyrtarëve të policisë atëherë kur subjektet transferohen në detyra të tjera. Transferimi, lëvizja paralele dhe ulja në detyrë e subjektit ndaj të cilit ka filluar procesi i rivlerësimit nuk përbën shkak për ndërprerjen e procesit, thuhet mes disa propozimeve të projektligjit, duke e fuqizuar trupën e vlerësimit që të dalë me një vendim përfundimtar që duhet të jetë ose konfirmim në detyrë, ose përjashtim nga policia. Siç raporton gazetraja e Top Channel Anila Hoxha, kjo gjë aktualisht po shqyrtohet nga Drejtoria e Kodifikimit. Në relacion përmendet se nga janari 2023 janë kryer 6 shorte...
Burimi:
javanews.al