I riu pretendoi se u dhunua në Komisariatin nr. 1, Policia: E pavërtetë, tha se e goditën të panjohur dhe nuk bëri kallëzim

I riu pretendoi se u dhunua në Komisariatin nr. 1, Policia: E pavërtetë, tha se e goditën të panjohur dhe nuk bëri kallëzim

TIRANË- Drejtoria e Policisë së Tiranës ka reaguar pas denoncimit publik të një të riut, i identifikuar si Enea Gjodedja, i cili pretendoi se ishte dhunuar dhe kërcënuar nga efektivë të Policisë brenda Komisariatit Nr. 1. Në një deklaratë për mediat, Policia i ka cilësuar të pavërteta pretendimet për ushtrim dhune në ambientet e komisariatit, duke sqaruar se i riu nuk është thirrur në asnjë moment në zyrën e shefit të komisariatit. Gjithashtu, Policia ka dhënë edhe versionin e saj lidhur me shoqërimin dhe procedimin e të riut. Sipas uniformave blu, në procesverbalin e mbajtur në momentin e largimit nga komisariati, ai ka deklaruar se nuk kishte pretendime për veprimet e efektivëve. Ndërkohë që një ditë më pas, sipas Policisë, i riu është paraqitur në spital...