I riu kërcënohet me mesazh dhe përndiqet në rrjetin social, Policia ia kalon çështjen Prokurorisë së Tiranës! Nisin hetimet për zbulimin e autorit
Policia e Shtetit ka referuar në Prokurorinë e Tiranës materialet procedurale pas kallëzimit të një 34-vjeçari, i cili ka deklaruar se ka marrë një mesazh me përmbajtje kërcënuese në llogarinë e tij në një rrjet social. Sipas policisë, mesazhi dyshohet se është dërguar nga një llogari e falsifikuar. Strukturat përkatëse po vijojnë hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Materialet janë referuar për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Përndjekja” dhe “Kanosja”, të parashikuara nga nenet 186/a, 121/a dhe 84 të Kodit Penal. Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin e personit përgjegjës. “Policia e Shtetit deklaron se është e angazhuar për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe reagimin ndaj çdo forme kërcënimi apo intimidimi”, thuhet në njoftim....
Burimi:
javanews.al