I refuzuan përsëri ftesë për dialog, Rama mesazh me video: Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku protestuesit kanë refuzuar sërish kërkesën e tij për dialog. Në ftesën e tij të katërt Rama vendosi sipër stolave të gurit kërkesën për dialog, kur protestuesit kanë rrëzuar sërish gurët nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe kanë grisur fletë ku bëhet thirrje për dialog. “Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!…”, ka shkruar Rama.
Burimi:
javanews.al