“I prita 4 muaj, por më ofenduan…”- Protestuesit i refuzuan dialogun, Rama: I karakterizon frika se do cilësohen si tradhtarë!

“I prita 4 muaj, por më ofenduan…”- Protestuesit i refuzuan dialogun, Rama: I karakterizon frika se do cilësohen si tradhtarë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për mungesën e dialogut me protestuesit, duke deklaruar se për katër muaj ka dëgjuar thirrjet e tyre, por sipas tij, ata nuk kanë paraqitur kërkesa konkrete dhe kanë refuzuar të ulen për bisedime. Rama e ka cilësuar një pjesë të protestuesve si të ideologjizuar nga ajo që ai e quajti “profesori i dhunës”, ndërsa tha se në protestë është përfshirë edhe një komponent kriminal. “Ka edhe një komponent kriminelësh, jam i bindur se muajt do sjellin dëshmi të vetë protestuesve kur ata të çlirohen nga ky qerthulli gjithë këtij revolucioni imagjinar pas të cilit qëndrojnë edhe forca që nuk e duan përparimin e Shqipërisë”, tha kryeministri. Kryeministri Rama, në një dalje publike krah ministrit Ervin Demo, ka folur...