I pari që nga Lufta e Dytë Botërore, SHBA-të do ekzekutojnë ish-majorin e ushtrisë

I pari që nga Lufta e Dytë Botërore, SHBA-të do ekzekutojnë ish-majorin e ushtrisë

Nidal Malik Hasan SHBA- Pentagoni ka njoftuar se do të ekzekutojë me pushkatim një ish-major të Ushtrisë Amerikane, ekzekutimi i parë i tillë ushtarak në më shumë se 60 vjet. Nidal Malik Hasan, një major dhe mjek i Ushtrisë Amerikane, qëlloi për vdekje 13 ushtarë amerikanë të paarmatosur në Fort Hood në vitin 2009, duke plagosur 32 të tjerë. Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, njoftoi në mediat sociale të hënën se Sekretari i Luftës, Pete Hegseth, kishte bërë rekomandimin dhe Presidenti Donald Trump e miratoi atë. Do të jetë ekzekutimi i parë ushtarak me pushkatim që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Hasani u dënua për 13 akuza për vrasje me paramendim dhe 32 akuza për tentativë vrasjeje nga një juri prej 13 oficerësh, e...