I njohur për arratisjet spektakolare/ Si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje nga burgu grek?

I njohur për arratisjet spektakolare/ Si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje nga burgu grek?

Alket Rizai, shqiptari i dënuar në Greqi për disa vepra të rënda penale dhe i njohur për dy arratisje spektakolare nga burgu, është rikthyer në vëmendjen e mediave greke. Shkak janë bërë pikëpyetjet mbi mënyrën se si ai ka përfituar në mënyrë të përsëritur nga lejet për të dalë përkohësisht nga burgu. Sipas raportimeve të mediave greke, që nga viti 2021 Rizai kishte përfituar 16 leje daljeje, pavarësisht historikut të tij kriminal dhe arratisjeve të mëparshme. Leja e fundit u shoqërua me një incident të armatosur jashtë një bari në zonën e Saronidës, duke rikthyer debatin mbi kriteret dhe kontrollet që zbatohen për të burgosurit që përfitojnë nga kjo procedurë. Si jepen lejet e daljes nga burgu? Sipas kuadrit ligjor grek të përshkruar nga mediat vendase,...